E pyetur për lidhjen e saj prej vitesh, Anxhela Peristeri zbulon pse e mban partnerin sekret

Nga Class• 21 November 2026

E pyetur për lidhjen e saj prej vitesh, Anxhela Peristeri zbulon pse e mban

“Po jam”, u përgjigj Anxhela Peristeri kur u pyet nëse është e dashuruar.

E ftuar në “Uëtëfë Show” në Andale Media, këngëtarja tregoi se lidhja e saj zgjat prej vitesh

 dhe shpjegoi pse ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Anxhela tregoi se partneri i saj është shqiptar dhe nuk përdor rrjete sociale.

Edhe pse ajo nuk publikon foto të çiftit, të dy dalin hapur së bashku.

“Nuk fshihemi, dalim shumë hapur. Nuk e bëj publike në rrjetet sociale. Ai nuk ka fare rrjete sociale. Është shqiptar dhe jemi shumë mirë në këtë guaskën tonë”, tha këngëtarja.

Për Anxhelën, rëndësi ka edhe si ndihet partneri përballë vëmendjes që shoqëron jetën e saj si artiste.

“Varet edhe nga partneri, nëse do apo nuk do të jetë një person publik. Duhet respektuar edhe dëshira e partnerit”, u shpreh ajo.

Po një dasmë, a e ka menduar? Anxhela tha se për momentin nuk e përfytyron veten duke bërë dasmë, edhe pse e pranon se mund të ndryshojë mendje.

“Nuk besoj se do të bëj dasmë ndonjëherë. Por kurrë mos thuaj kurrë”, tha ajo.