Plas grushti për “Black Friday”, blerësit përleshen për të siguruar televizorë dhe telefona me ulje

Nga Class• 21 November 2026

Plas grushti për “Black Friday”, blerësit përleshen

Pamje kaosi janë regjistruar në një dyqan elektronikash në qytetin Ciudad del Este të Paraguajit,

ku nisja e ofertave të Black Friday 2026 ka shkaktuar përplasje fizike mes konsumatorëve.

Mijëra qytetarë nga Brazili kanë kaluar kufirin përmes Urës së Miqësisë,

duke udhëtuar drejt qytetit paraguajan për të përfituar nga ofertat promocionale,

 me ulje çmimesh që në disa raste kanë arritur deri në 70%.

Fluksi i madh i blerësve u vu re që në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 19 nëntor, kur jashtë dyqaneve u krijuan radhë të gjata. Konsumatorët prisnin hapjen e dyerve për të siguruar produktet e preferuara me çmime më të ulëta.

Situata u tensionua brenda një prej dyqaneve të elektronikës, ku pamjet e publikuara nga media braziliane “Veja” tregojnë blerësit teksa shtyhen dhe përplasen me njëri-tjetrin. Në disa momente, debati kalon në përleshje fizike, ndërsa secili përpiqet të sigurojë produktet me ulje.

Vëmendja kryesore e blerësve është përqendruar te televizorët, telefonat celularë dhe konsolat e videolojërave, të cilat kanë qenë ndër artikujt më të kërkuar gjatë fushatës promocionale.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke dokumentuar radhët e gjata, dyqanet e mbipopulluara dhe përplasjet mes konsumatorëve në ditën e parë të ofertave të Black Friday në Paraguaj.