Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të Ramës

Bashkia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas deklaratave të
kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës.
Në deklaratë theksohet se Bashkia e Tiranës nuk është institucion në varësi të kryeministrit,
ndërsa autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës.
Reagimi i plotë
“Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake.
Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015.
Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale.
Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë.
Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës.
Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues.
Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.
Më të Lexuarat

LAJME
“Balluku modeli më i keq”/ Peleshi komenton deklaratat e Spiropalit, por pranon një të vërtetë (E PLOTË)

LAJME
“Dua Serzhin dhe Zain. Kaq”, Neda Balluku thyen heshtjen pas denoncimit

LAJME
Detajet nga hetimet për zhdukjen e Eglant Koçit: Thesi i zi i tërhequr zvarrë dhe alibia e Armand Shakajt me “frigoriferin”
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të Ramës
Bashkia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë s&...

LAJME
“Balluku modeli më i keq”/ Peleshi komenton deklaratat e Spiropalit, por pranon një të vërtetë (E PLOTË)

LAJME
“Dua Serzhin dhe Zain. Kaq”, Neda Balluku thyen heshtjen pas denoncimit

LAJME