
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat për Zvërnecin duke sjellë shembullin e Portugalisë dhe lagunës Ria Foromosa.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama solli në vëmendje se si laguna Ria Formosa në Portugali, një peizazh unik me flamingo, shpendë migratorë, ishuj ranorë, dunat bregdetare dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm, u kthye në një nga historitë më të suksesshme të transformimit ekonomik në Europë, me anë të investimeve miliarda euroshe, pa humbur asnjë nga vlerat dhe karakteristikat e saj.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
RIA FORMOSA DHE REVOLUCIONI PORTUGEZ I TURIZMIT
Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtura, shumëkush e paraqet debatin si një zgjedhje të detyrueshme mes natyrës dhe ekonomisë.
Por ka vende që tregojnë se realiteti mund të jetë krejt tjetër.
Ria Formosa, në jug të Portugalisë, është një nga lagunat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh unik me flamingo, shpendë migratorë, ishuj ranorë, dunat bregdetare dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm.
Dhe pikërisht aty, në zemër të këtij peizazhi, Portugalia ndërtoi një nga historitë më të suksesshme të transformimit ekonomik në Europë.
Pak dekada më parë, Algarve ishte një rajon periferik, me ekonomi të mbështetur kryesisht tek bujqësia dhe peshkimi, me të ardhura të ulëta dhe emigracion të lartë. Në vend që të ndiqte modelin e turizmit masiv me vlerë të ulët, Portugalia bëri një zgjedhje strategjike: investoi tek turizmi luksoz dhe me vlerë të lartë.
Kështu lindën destinacione si Quinta do Lago dhe Vale do Lobo, të vendosura pranë një prej ekosistemeve më të rëndësishme të Europës.
Shpendët migratorë janë ende aty.
Madje vetë biodiversiteti është bërë pjesë e produktit turistik. Vizitorët nuk shkojnë në Algarve pavarësisht Ria Formosa-s. Ata shkojnë edhe për shkak të saj.
Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.
Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë.
Sepse pasuria nuk krijohet duke zgjedhur mes natyrës dhe zhvillimit.
Pasuria krijohet kur natyra bëhet pjesë e zhvillimit dhe zhvillimi bëhet aleat i natyrës.
Ria Formosa është prova se kjo nuk është teori.
Është një histori suksesi që mund të shihet me sy të lirë.
E PRA, BOLL I KEMI PAGUAR HARAÇ BUDALLALLËKUT TONË 100 VITE!
SHQIPËRIA E RILINDUR TURISTIKE DO HYJË ME SE S’BËN NË LIGËN E KAMPIONËVE TË TURIZMIT BOTËROR DHE EUROPA E BOTA DO TË NA VLERËSOJË PËRFUNDIMISHT SI VEND I BEKUAR JO I MALLKUAR, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
