
Zia dhe dhimbja kanë pllakosur në familjen Mahmutaj, teksa sot përcjellin për në banesën e fundit të madhin e shtëpisë së tyre, Orestin, i cili ndërroi jetë tragjikisht dje.
Ores Mahmutaj, është 20-vjeçari nga Lazarati i cili u aksidentua për vdekje ditën e djeshme në aksidentin e frikshëm në aksin Kardhiq-Delvinë, pranë Fushë Vërrit. Ai udhëtonte i vetëm në automjetin tip “Audi” kur u përplas me automjetin tjetër, në të cilin udhëtonin tre përsona të cilët mbetën të plagosur.
Oresti punonte në lokalin bar-kafe të familjes së tij, e këta të fundit sot po i japin lamtumirën mes lotësh e dhimbjeje të pamatshme.
Ekspertiza ende nuk ka dalë, dhe autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve të Orest Mahmutajt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
