LAJME / E Martë 16 Korrik 2024, 21:09

“Zhade dhe Lukas” japin lajmin e mirë për fansat e novelës arabo-braziljane ‘Kloni’ (Video)

Murilo Benicio e Giovana Antonelli janë dy nga personazhet më të dashur për publikun e gjerë.


Historia e novelës arabo-braziljane e regjisorit Jayme Monjardime titulluar ‘Kloni’ në vitin 2002 rrëmbëu zemrat e mijëra shikuesve në mbarë botën.

Gjatë një tregimi rreth jetës së tyre Murilo (Lukas) dhe Giovana ( Zhade) deklaruan se mund të ketë një ‘Klon 2’.


Historia e dy të rinjëve që praktikisht i përkasin dy botëve të kundërta ndërthuret mjeshtërisht duke ngulur para ekranit mijëra shikues. Dyshja pa dyshim ka rrëmbyer dhe zemrat e publikut shqiptar.