LAJME / E Diel 8 Qershor 2025, 19:07

Zbulohen kërkimet tro*ditëse që kishte bërë në Internet babai që i m*ri jetën 3 vajzave te tij të m*tura

Travis Decker, burri i akuzuar për vrasjen e tre vajzave të tij të mitura, kishte kërkuar në internet mënyra për t’u shpërngulur në Kanada, vetëm pak ditë para krimit tragjik.

Sipas një dosjeje të U.S. Marshals, e siguruar nga Fox 13 Seattle, Decker kishte kërkuar në Google fraza si “si të shpërngulesh në Kanada” dhe kishte vizituar një faqe për punësim në shtetin fqinj më 26 maj.

Autoritetet besojnë se ai ka tentuar të arratiset në Kanada, pasi trupat e vajzave u gjetën pranë kufirit kanadez dhe vetëm 18 km larg nga Pacific Crest Trail, një shteg malor që të çon drejtpërdrejt në Kanada.

Kërkimi për Decker vijon intensivisht, ndërsa ai është shpallur në kërkim për tre akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një për rrëmbim, pas zhdukjes dhe më pas zbulimit të trupave të vajzave të tij, Paityn (9 vjeç), Evelyn (8) dhe Olivia (5).

Tre fëmijët ishin parë për herë të fundit më 30 maj gjatë një takimi të planifikuar me të atin. Alarmimi për zhdukjen e tyre u bë më 31 maj, por tragjedia u konfirmua më 2 qershor, kur autoritetet zbuluan trupat e pajetë.

Sherifi i Chelan County, Mike Morrison, tha:
“Po e kërkojmë gjithandej. Ai është i rrezikshëm, sidomos për shkak të përvojës së tij ushtarake.”

Ndjekja ndaj tij vijon, ndërsa policia i bën thirrje publikut të mos e afrojnë nëse e shohin dhe të kontaktojnë menjëherë autoritetet , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE