LAJME / E Shtunë 25 Korrik 2026, 12:12

Zbulim misterioz në Austri: Gjenden nëntë varre masive me mbetjet e të paktën 120 të rinjve

Një zbulim i rastësishëm ka çuar në gjetjen e **nëntë varreve masive** me mbetjet mortore të **të paktën 120 burrave të rinj** në zonën e Ranshofenit, në Austri. Arkeologët e kanë cilësuar këtë si një nga zbulimet më të rëndësishme të këtij lloji në Evropën Qendrore.

Sipas mediave austriake, gjithçka nisi kur një vajzë e vogël, gjatë lojës, vuri re një kockë njerëzore dhe njoftoi të rriturit. Pas denoncimit, në vendngjarje nisën gërmimet arkeologjike, të cilat zbuluan nëntë varre masive.

“Ky është një zbulim vërtet i jashtëzakonshëm. Një rast i tillë nuk është regjistruar më parë në Austri, e ndoshta as në Evropën Qendrore”, deklaroi drejtuesja e ekipit arkeologjik, Michaela Binder.

Studiuesit kanë konstatuar se mbetjet i përkasin ekskluzivisht burrave të rinj. Trupat ishin hedhur në gropa pa asnjë ceremoni varrimi – disa me fytyrë poshtë, të tjerë të shtrirë anash ose njëri mbi tjetrin, gjë që tregon se ata janë varrosur me nxitim.

Analizat paraprake tregojnë se varret datojnë nga periudha e **Luftërave Napoleonike**, megjithatë shkencëtarët ende nuk kanë arritur të përcaktojnë me siguri shkakun e vdekjes së tyre. Interesant është fakti se në eshtra nuk janë gjetur gjurmë plagësh nga armët e zjarrit.

Tek një prej viktimave është konstatuar një amputim i këmbës së poshtme, i kryer pak para vdekjes. Ky zbulim i ka shtyrë arkeologët të dyshojnë se në afërsi mund të ketë ekzistuar një spital ushtarak ose një kamp ku trajtoheshin ushtarët e plagosur.

Gërmimet tashmë janë në fazën përfundimtare, ndërsa pritet që analizat e detajuara laboratorike të ndihmojnë në zbulimin e identitetit të viktimave, origjinës së tyre dhe rrethanave të sakta që çuan në vdekjen e tyre më shumë se dy shekuj më parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE