LAJME / E Premte 12 Korrik 2024, 16:04

“Xibraka”/ Olsi Rama paraqitet sërish në dyert e SPAK, zbardhen detajet

Vëlla i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ishte këtë të enjte në SPAK, ku u mor sërish në pyetje.

Në dalje nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Olsi Rama u ndal në një prononcim për mediat.

Ai tha se kishte sqaruar ato për të cilat ishte në dijeni.
“Isha si person që kam dijeni. Shpjegimet e mia i kam përmendur.

Sqarova situatën dhe nuk ka asgjë më tepër për të shtuar.

Faleminderit!” tha Olsi Rama për gazetarët. Kujtojmë se ndaj tij ka një kallëzim nga Gazment Bardhi për çështjen e laboratorit të Xibrakës. Por ai në të njëjtën kohë ka kallëzuar dhe Bardhin për akuza të rreme.