LAJME / E Premte 23 Maj 2025, 14:02

Xhevdet Troplini i dha mandatin Edi Ramës, Artan Hoxha zbardh detaje bombastike nga rrjeti i kokainës në…

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka komentuar aksionin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Durrës, duke zbuluar fijet e errëta të lidhjes mes krimit të organizuar dhe qeverisë. Ai thekson se klani Troplini ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm, duke kontrolluar votat, emërimet e drejtuesve dhe duke marrë mbështetje direkte nga pushteti. Ai madje tregoi edhe detaje nga një operacion, ku RENEA ka qëndruar gjashtë orë jashtë banesës së tyre pa mundur të hyjë, ku më pas u gjetën 3 milionë euro në një fuçi, simbol i fuqisë së këtij grupi. Ndërkohë Hoxha denoncon vonesat dhe heshtjen e institucioneve shqiptare, ndërkohë që autoritetet italiane kanë ndjekur prej 25 vitesh këtë rrjet kriminal. Kreu i grupit mbetet i lirë dhe i mbrojtur, ndërsa ndikimi i klanit shtrihet deri në nivelet më të larta të politikës. Megjithatë, ky hetim ka potencialin të zbulojë lidhjet e thella mes krimit dhe qeverisë, duke tronditur themelet e pushtetit aktual.

Konkretisht gazetari Artan Hoxha për çmontimin e rrjetit të kokainës, gjatë operacionit me Antimafian italiane, ku baza e bandës ishte në Durrës thotë se regjia qendrore ka funksionuar dhe koordinimi mes dy vendeve ishte fantastik. Duke folur dje në televizionin “MCN”, ai deklaroi se sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ai arriti të mbetej gjallë vetëm se jetonte te lagja e Troplinëve. Sipas tij, në mandatin e tretë të qeverisë Rama ky grup ka marrë fuqi të jashtëzakonshme dhe se kishin ndikim të madh deri te emërimi i drejtuesve kryesorë në zonë. Ai shtoi se ky grup ka lidhje shumë të forta me fijet e pushtetit.

Si u fsheh koka e drogës dhe u lejuan zgjedhjet nën hijen e Troplinëve

Grupi më i fortë është ai që nuk i del emri, Troplinëve nuk është se nuk i kishte dalë emri, por rezistuan gjatë pa iu dalë emri. Nga niveli zero arritën në majë dhe kur arrin në majë, fillon disheza. Goditja e tyre është sukses, për herë të parë kemi goditje të këtij niveli dhe për këtë meritën kryesore e kanë autoritetet italiane. Për autoritetet italiane Troplinët nuk janë të panjohur, ata kanë 25 vjet që i njohin. Nuk na thuhet kë kanë kapur, kush është koka. Si mund të jetë Andi Çoba kreu i grupit, kur koka është Ervis Doçi? Andi Çoba nuk mund të jetë shefi i Ervis Doçit. Është si të thuash që shefi është roja. Na u servir se u lëshuan 52 urdhër arreste dhe nuk na u dha lista, kë kanë arrestuar, kush janë drejtuesit kryesorë. Te provat u servir një shumë që është kapur 3 milionë euro. Ajo shumë është kapur një vit më parë, në banesën e Fatmir Troplinit.

Janë të vjetshmet ato, nga vjet deri sivjet çfarë ka ndodhur? Dosja italiane në krye të sajë ka datën kur autoritetet italiane kanë firmosur vendimin e gjykatës dhe data thotë 21 shkurt 2025. Kemi parë në operacione të tjera që koordinojmë me italianët edhe me shpejtësi. Pse autoritetet tona kanë pritur tre muaj? Pse lejuan që të ndihet kaq fortë në fushatën elektorale grupi i Shkozetit. Si është e mundur që nuk u veprua dhe nuk hetohen për krim zgjedhor. Në fakt këta kanë zgjedhur me vota dërrmuese deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo është pjesë e cirkut. Edhe nëse ia heqin këtij deputeti mandatin, këtë mandat do e marrë një tjetër deputet i listës. Pse duhet të qëndronin tre muaj, pse duhet ti lejonin të merrnin pjesë në zgjedhje? I vetmi justifikim është se mazhoranca ka marrë aq shumë mandate, sa ndihma e këtyre nuk vlente. Këta e kanë bërë punën e tyre dhe duke treguar ndikimin e tyre.

Kur droga ka më shumë pushtet se shteti dhe RENEA s’futet dot

Vitin e kaluar ku ka shkuar RENEA atje, ka ndenjur gjashtë orë dhe nuk hynte dot për kontrollin e banesës. Kanë ndenjur te dera dhe nuk hynin dot brenda. Mbasi hynë brenda, këta gjetën fuçinë me 3 milionë euro, dhe ata thanë se është fitim i ligjshëm nga një prej kompanive më të mëdha të pularisë në vend, ajo është ndër reklamat kryesore aktualisht. Atje u fut vetëm një emër Miri i Pojës apo Fatmir Troplini dhe nuk u përmend asnjë emër tjetër. Po të qe ndërhyhej para zgjedhjeve. Në mandatin e tretë të qeverisë Rama ky grup ka marrë fuqi të jashtëzakonshme. Si është e mundur që autoritetet tona nuk kanë pasur asnjë reagim në katër vitet e fundit. Si ka mundësi që nuk është bllokuar më kokainë? Në Shqipëri e dinte i madh dhe i vogël se kush kishte ndikim të madh në zonë, deri te emërimi i drejtuesve kryesorë në zonë.

Madje është përfolur deri në emërimin e drejtuesve të lartë. Ky hetim po të shkojë deri në fund, do shkojë deri lart, te zyra e Kryeministrit. Avantazhi që ka pasur grupi i Troplinëve është se nuk kanë qenë asnjëherë në sulm, por kanë qenë në mbrojtje, edhe në botën e nëndheshme. Kreu i grupit as mbiemrin nuk ka Troplini, por me vazhdimin e grupit morën vetëm mbiemrin. Troplinët kanë marrë projekte të rëndësishme nga Kryeministri. Ne kemi parë një aleancë të Shullazit, Vis Martinaj kundër Troplinës. Sot nuk është kapur kreu i grupit Ervis Doçi që është Visi i Pojës. Ai lëvizte me eskortë dhe mjete të jashtëzakonshme dhe kishte të njëjtën nivel mbrojtëse sa Kryeministri dhe kreu i SPAK. Ndaj Xhevdet Troplinit, i cili njihet sot si themeluesi i klanit Troplini nuk ka asnjë masë sigurie, është qytetar dhe biznesmen i lirë. , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE