LAJME / E Mërkurë 4 Qershor 2025, 13:01

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

Xheneta Fetahu në vitin e kaluar mori pjesë në spektaklin e njohur në Top Channel, “She’s on top”.

Megjithatë, ajo u përjashtua nga ky format për shkak të një përleshjeje me një konkurrente tjetër.

Pamjet asokohe u bënë virale dhe u shpërndanë me të madhe në rrjete sociale, duke u dënuar ashpër për këtë veprim.

E tani u kumtua lajmi se ish-banorja e Big Brother VIP Kosova do të jetë në rolin e opinionistes në të njëjtin program.

“Zyrtare! Xheneta Fetahu opinioniste e “She’s On Top Club”! Dikur ish-konkurrente, Xheneta premton “show” dhe opinione mjaft pikante”, thuhet në postim.

Deri tani, Xheneta ka qenë pjesë e programit “E diell”, ku ka dhënë mendimet e saj mbi çështje të ndryshme.

Që nga BBVK, ishte një nga emrat më të përfolur në media, edhe për historinë me Gjestin do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE