
Wanda Nara, në një intervistë të dhënë për “Dancing with the Stars”, ka rrëfyer një episod që lidhet me sëmundjen e saj, leuçeminë, dhe reagimin e Mauro Icardit, bashkëshortit të saj: “Gjëja më e bukur që kam parë nga Mauro, pothuajse para se të mbushnim 10 vite martesë së bashku, ishte kur mjekët më diagnostikuan me leuçemi.
Isha në spital, po flija. Në një moment u zgjova, ishte ora 4 e mëngjesit dhe gjeta Mauron në telefon duke kërkuar se ku të më çonte nëpër botë për të më trajtuar. U çmend fare, nuk e zinte gjumi, e pashë shumë keq. Jeta të sjell shumë situata, ku sheh dashurinë e vërtetë. E sheh më së miri dashurinë e bashkëshortit edhe kur je e sëmurë”.
Ndërkohë, Wanda Nara ka debutuar në botën e muzikës. Showgirl-ja argjentinase ka publikuar këngën e saj të parë, e cila titullohet “Bad Bitch” dhe tashmë ka marrë gati gjysmë milioni shikime në YouTube. Një këngë që, megjithatë, duket se nuk iu pëlqen të gjithëve. Kritika kryesore ka të bëjë me përdorimin, që konsiderohet i tepruar, i autotonit.
Në mes të fushatës promovuese të këngës, Wanda Nara bëri një transmetim “live” në profilin e saj në Instagram, ku mori pjesë edhe bashkëshorti, Mauro Icardi. Sulmuesi i Galatasaray ka bërë shaka për këtë:
"Po e bllokon Spotify, nuk mund të them asgjë… Kënga është shumë prekëse. Nuk është tropikale. E di edhe se çfarë ritmi ka… As tekstin nuk e di shumë mirë. Nuk ka shumë lirikë tekstuale"
"Ti je një idiot. Unë do të zemërohem”, -u përgjigj Wanda. “Epo…, vetë më pyete se çfarë mendoja për këngën…”, – përfundoi Icardi.
