LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 20:08

Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij “brenda javëve të ardhshme”, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme, shkruan Reuters.

“Do të jem president vetëm për disa javë dhe pastaj do të jap dorëheqjen”, tha Vuçiç në një tubim mbështetësish në Beograd.

Vuçiç u zgjodh për herë të parë president i Serbisë në vitin 2017 dhe në vitin 2022 u rizgjodh për një mandat të dytë, i cili normalisht do të skadonte vitin e ardhshëm.

Për muaj të tërë, qeveria serbe ka qenë nën presion të madh, ndërsa protestat e shpesht masive antiqeveritare vazhduan pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit të Novi Sadit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE