LAJME / E Martë 3 Qershor 2025, 12:12

Vr*tet 23-vjeçarja shtatzënë në Rumani/ Ishi 49-vjeçar e ekz*kutoi në sy të vajzës së saj

Teodora Markou, vetëm 23 vjeç, u qëllua për vdekje para syve të vajzës së saj në Rumani nga ish-partneri i saj 49-vjeçar, Robert Lupu. Sipas mediave të huaja, Markou, e cila ishte e njohur në Rumani për pjesëmarrjen në një “reality show” (Love Island), ishte 26 javë shtatzënë kur u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj.

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur autori 49-vjeçar i është afruar viktimës së tij dhe e qëllon katër herë në gjoks dhe bark.

MOMENTI KUR LARGOHET NGA VENDI I KRIMIT:

Dëshmitarët okularë treguan se Lupun e kishte ndjekur ish-të dashurën e tij ndërsa ajo ishte në një festë për fëmijë me fëmijën e saj. Sipas mediave rumune, viktima 23-vjeçare kishte një urdhër-mbrojtje ndaj autorit që nga viti 2021, por kjo nuk e ndaloi të kryente vrasjen. Pas vrasjes, 49-vjeçari me profesion shofer taksie u largua me qetësi nga vendi i ngjarjes. Madje, kamerat e kanë kapur duke u larguar qetësisht nga vendi i krimit. Ai u gjet pak kohë më vonë në një kompleks banesash, por qëlloi veten kur u rrethua nga Policia.

Markou kishte folur për marrëdhënien e saj me vrasësin e ardhshëm, duke zbuluar se e kishte takuar kur ajo ishte 14 vjeç dhe ai 40. Ajo tregoi se ata ishin ndarë kur mësoi se marrëdhënia e Luput me ish-gruan e tij nuk kishte mbaruar./ZËRI, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE