LAJME / E Enjte 22 Maj 2025, 17:05

Vritet me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Artemidës. Sipas mediave greke, gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga bashkëshorti i saj disa orë më parë, i cili i ka thënë se një mik i tij e kishte qëlluar me armë.

Bëhet me dijese gruaja e kërkoi atë përmes aplikacionit Find my iPhone, nga ku më në fund gjeti vendndodhjen e celularit të tij, dhe së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë greke shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak.

Në këtë vend, shkruajnë mediat në vendin fqinj, burri nuk u gjet. Kërkimet vijuan dhe trupi i pajetë i shqiptarit u gjet pak minuta më pas, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE