
Gjykata Penale e Parisit ka dënuar me 27 vjet burgim 53-vjeçarin Lahdar Matung, i shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Asia, dhe fshehjen e trupit të saj pas krimit.
Sipas mediave franceze, ngjarja tronditi opinionin publik për shkak të mënyrës së rëndë se si u krye krimi. Prokuroria argumentoi se i pandehuri fillimisht mbyti bashkëshorten e tij dhe më pas ndërmori veprime për të fshehur gjurmët e krimit.
Gjatë procesit gjyqësor u paraqitën prova që, sipas prokurorisë, tregonin përgatitje dhe veprime të ndërmarra pas vrasjes. Në mesin e tyre u përmend edhe blerja e pajisjeve që dyshohet se janë përdorur pas krimit, si dhe lëvizjet e të akuzuarit në ditët pas ngjarjes.
Mbrojtja kërkoi lehtësimin e përgjegjësisë penale, duke pretenduar se 53-vjeçari nuk ndodhej në gjendje të mirë mendore në momentin e kryerjes së veprës. Megjithatë, ky argument u hodh poshtë nga prokuroria dhe nuk u pranua nga gjykata.
Pas shqyrtimit të provave dhe dëgjimit të palëve, trupi gjykues e shpalli fajtor Lahdar Matungun dhe e dënoi me 27 vjet burg, duke e konsideruar të provuar përgjegjësinë e tij penale për krimin.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në Francë për shkak të natyrës së rëndë të ngjarjes dhe ka rikthyer në fokus debatin mbi dhunën në familje dhe krimet ndaj grave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
