LAJME / E Shtunë 2 Dhjetor 2023, 13:01

Vrasja e Liridonës, protestë të dielën në Tiranë

Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë e Shqipëri. Për këtë arsye raportohet se të dielën do të mbahet një marshim-protestë në Tiranë me moton “Ndal femicidit” dhe “Drejtësi për Liridonën”.

Marshimi do të nisë në orën 11:30 tek Ministria e Brendshme dhe do të vijojë drejt Ambasadës së Kosovës në kryeqytet.

Liridona, vetëm 30 vjeçe, nënë e dy fëmijëve u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ky i fundit pagoi një vrasës për të ekzekutuar bashkëshorten dhe më pas e inskenoi si grabitje. Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë./tvklan.al