LAJME / E Mërkurë 4 Qershor 2025, 13:01

Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli del sot para gjykatës, flet vëllai i saj: Dhimbja po shtohet, fëmijët po…

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Para fillimit të seancës që është planifikuar të nis në orën 13:20, ka reaguar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj. Ai ka uruar që gjykimi të përfundoj shpejt, derisa ka theksuar se dhimbja u shtohet çdo ditë.

“Sot në ora 13.20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën. Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë”, ka shkruar Leonard Ademaj.

Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në hyrje të fshatit Bërrnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpinë e saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Ajo u qëllua me plumb në qafë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj të apostrofuarve. Sipas aktakuzës Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE