LAJME / E Diel 17 Dhjetor 2023, 22:10

Vrasja e bujshme në Prishtinë/ Gazetarja e njohur ‘zbërthen’ lëvizjet e babait të Naim Murselit pas varrimit të Liridona Ademajt

Gazetarja Evis Ahmeti ka dhënë detaje në lidhje  me vrasjen e Liridona Ademajt dhe qëndrimet që kanë mbajtur familjarët e kësaj të fundit dhe bashkëshortit të saj, i dyshuar si autor i vrasjes Naim Murseli.

Në një intervistë për emisionin “Review” ajo theksoi se ka shkuar në familjen e Ademajt, ku të afërmit kanë treguar se çifti kishte një marrëdhënie të mirë dhe ishin të habitur se si kishte ndodhur ngjarja.

Përsa i përket babait të Naimit, Shaban Murseli, ky i fundit kishte udhëtuar 35 orë për të marrë pjesë në varrim, ndërsa shtoi se familja e Ademajt kanë ikur nga shtëpia e Murselit sapo kanë marrë vesh se Naim Murseli është arrestuar.

“Në varrim nuk kam qëndruar. Pas varrimit shkova sërish te familja Ademaj. Jam futur fillimisht te dhoma e burrave, më pas te ajo e grave të kuptoj pak më shumë. Ata ishin të ta ishin të çuditur, flisnin për një marrëdhënie të lumtur mes Liridonës dhe Naimit. E kishin ndjekur intervistën time me Shabanin, dy orë para varrimit. Kishte udhëtuar 35 orë, kishte ardhur në 7:30. Familja e Liridonës e kishin kuptuar Naim Murselin nga qëndrimi që kishte  mbajtur në varrim”-tha ajo.