LAJME / E Premte 30 Maj 2025, 13:01

Vranë noteren gjatë grabitjes, shqiptarët rrëfejnë krimin: Ideatori na tha se nuk do t’i bëjmë keq askujt, kur e pashë që mori thikën…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e noteres 69-vjeçare në Zakynthos të Greqisë nga tre shtetas shqiptarë, babë e bir (54 dhe 20 vjeç) si dhe një bashkëkombës tjetër 50-vjeç.

Përpara gjykatës ditën e sotme ka dalë 50-vjeçari, i cili në dëshminë e dhënë ka treguar sesi është kryer krimi, duke nisur nga ideatori e deri tek ekzekutori.

Sipas tij, ideja për të grabitur banesën e noteres ishte e 54-vjeçarit pasi ishte shprehur se ajo ka shumë para, ndërsa kishte siguruar bashkëpunëtorin se çdo gjë do të shkonte në rregull gjatë grabitjes. “Gjithçka do të shkojë mirë, nuk do t’i bëjmë keq askujt”, i ka thënë shqiptari bashkëpunëtorit të tij, sipas këtij të fundit.

50-vjeçari ka dëshmuar se personi që e qëlloi me thikë shtetasen greke ishte 54-vjeçari. Përpara se të kryenin grabitjen, ata kishin vëzhguar për disa ditë objektivin e tyre, si dhe kishin mësuar se noterja largohej nga zyra e saj gjithmonë në orën 8.

Mëngjesin e grabitjes, ai dëshmon se 54-vjeçari i ka kërkuar që të marrë me vete një thikë, gjithmonë duke këmbëngulur se “nuk do të ndodhë asgjë”. Në këtë moment ai rrëfen se i kërkoi 54-vjeçarit që të shtynin grabitjen pasi ai ishte i dehur, por ai nuk pranoi.

Djali i tij në këtë grabitje ka luajtur rolin e transportuesit duke çuar dhe marrë nga vendi i krimit dy bashkëpunëtorët , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE