Gazetari Robert Papa, autori i emisionit “Fokus” tha se DASH deri më tani i ka njohur parregullsitë në zgjedhjet në Shqipëri dhe s’e ka uruar Ramën për fitoren. Megjithatë Papa thekson se ende s’e dimë nëse DASH nuk do t’i njohë zgjedhjet e 11 majit Ramës. Nëse kjo ndodh, sipas tij, do të duhej të ndiqej e njëjta qasje me vitin 96-të. Papa shton se opozita duhet të paraqesë provat e duhura dhe të evidentohet marzhi i manipulimeve.
“Në opozitë është në të drejtën e vet të kërkojë të drejtën e saj, nëse mendon se ia kanë vjedhur zgjedhjet. Pashë ato pamjet. Raporti i parë është i ODIHR, që ka vënë rë edhe shkeljet e mëdha. SHBA ka pasur vëzhguesit e vet, raporti ka shkuar në DASH. Deri më tani DASH s’e ka uruar Ramën, sic ka ndodhur me Macorn, Melonin, etj.
Ka pasur një deklaratë për mua si i atashuar, që jemi në dijeni për parregullsitë e zgjedhjeve, shqiptarët duhet të kishin votuar të paintimiduar. Off record kam informacione të tjera. Ajo që më jep optimizëm është që ky departament, s’është si i Yuri Kim. S’është vetëm rasti ynë, është ai i Rumanisë. Dje ka pasur hiring në Senat, më pas në Kongres, sekretari Rubio.
Përmes donacioneve përmes një kongresmen mund t’i bëhej pyetje direkte Rubios. Shqiptaro-amerikanët s’kanë lobing të fortë si Greqia dhe Serbia. Mbetet shumë për t’u bërë. Votimi i diasporës u pa qartë që ka manipulime. Nëse DASH s’do t’ia njihte zgjedhjet Ramës, rrjedhoja logjike do të shkonte si në 96-ën, por a do jetë kjo administratë me atë qasje, s’e di. BE duket se mbështet Ramën.
A do donte BE të kishte një autokrat?! Sipas burimeve të DIA-s janë 8 miliardë dollarë që vijnë nga droga. Opozita duhet të afrojë prova. Por duhet të kemi prova të bindim një të huaj. Është vështirë mentaliteti ynë, mentaliteti i tyre. E ke të vështirë t’ia shpjegosh një amerikani administratën.
DASH ndërhyn, siç ndërhyri në 96-ën, por s’dua të ngre shpresa te demokratët që do ketë mosnjohje nga DASH. Deri tani njeh parregullsitë dhe s’e ka uruar Ramën për fitoren. E kemi forcën për hiring në Kongres apo Senat? Nuk bëhet thjesht me pagesa lobistësh. Marzhi i vjedhjes sa është? Duhen prova të mëdha, duhen reagime të mëdha” , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE