LAJME / E Hënë 29 Qershor 2026, 21:09

Vjen njoftimin qe nuk do donim ta degjonim! Policia jep lajmin e keq per Tiranen

Aksidentet rrugore kanë shënuar rritje në Shqipëri gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT (te dhena te cilat burimin zyrtar e kane nga Policia e Shtetit), muajin e kaluar u regjistruan 133 aksidente rrugore, nga 116 që ishin në maj të vitit 2025. Si pasojë e tyre, 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur, krahasuar me 157 një vit më parë.

Edhe në pesë muajt e parë të vitit numri i aksidenteve është rritur. Nga janari në maj janë regjistruar 547 aksidente rrugore, ose 3.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistikat policore japin nje lajm te keq per kryeqytetin e Shqiperise. Keshtu, rritja më e madhe e aksidenteve është regjistruar në Tiranë, ku numri i aksidenteve në muajin maj u rrit nga 30 në 53. Ky eshte nje lajm qe askush qe jeton ne Tirane nuk do donte ta degjonte pasi prek drejtperdrejte sigurine rrugore.

Në rritje rezultojnë edhe Durrësi dhe Vlora, me nga 11 aksidente secili, kundrejt 7 një vit më parë. Rritje ka pasur edhe në Elbasan, nga 6 në 7 aksidente, si dhe në Berat, ku është regjistruar një aksident, ndërsa në maj të vitit të kaluar nuk ishte shënuar asnjë.

Ndërkohë, në disa qarqe është regjistruar ulje e numrit të aksidenteve. Shkodra ka shënuar rënien më të madhe, nga 13 në 7 aksidente, ndërsa ulje kanë pasur edhe Lezha, nga 15 në 11, Korça nga 9 në 6 dhe Gjirokastra nga 8 në 5. Në Fier dhe Dibër numri i aksidenteve ka mbetur i pandryshuar, ndërsa Kukësi ka regjistruar po aq aksidente sa një vit më parë.

Keshtu 94% e aksidenteve të regjistruara gjatë muajit maj kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç përbën 30.8% të drejtuesve të përfshirë në aksidente. Dita e diel rezulton me numrin më të lartë të aksidenteve, me 18% të totalit, ndërsa harku kohor 08:00-12:00 mbetet periudha kur ndodhin më shumë aksidente rrugore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE