
Dorian Kasa rezulton se është i riu që i vuri thikën në fyt efektivit të Policisë Rrugore në Tiranë, teksa ky i fundit menaxhonte trafikun në zonën
e njohur si Kthesa e Kamzës në kryeqytet, në rrethrrotullimin përpara një spitali privat.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur efektivi Loren Rama sulmohet befasisht nga Dorian Kasa dhe pasi përleshen për
disa sekonda, rrëzohen në mes të rrugës.
“Për një moment nuk e kuptova se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pashë që më vendosi thikën në qafë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart”, ka sqaruar efektivi , ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe pritet të japin më shumë detaje në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
