LAJME / E Premte 6 Qershor 2025, 22:10

Vd*s tr*gjikisht 10-vjeçari pasi nëna e tij që peshonte 154 kg u rrëzua sipër tij!

Një ngjarje tejet tronditëse ka ndodhur në Michigan, ku një djalë 10-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të rënda.

Sipas mediave lokale dhe dokumenteve të gjykatës, fëmija u shtyp për vdekje nga nëna e tij kujdestare, e cila peshonte rreth 340 paund (rreth 154 kg), pasi sipas saj, djali po sillej keq. E dyshuara, Jennifer Wilson, raportohet se ka qëndruar ulur mbi trupin e fëmijës për afro 5 minuta, duke e lënë atë pa frymë dhe pa mundësi për të lëvizur.

Ngjarja nisi kur 10-vjeçari, i cili peshonte vetëm 91 paund (rreth 41 kg), u largua nga shtëpia dhe u fsheh në oborrin e fqinjëve.

JENNIFER WILSON

Më pas, kur u rikthye, siç rrëfen vetë Wilson në deklaratat për policinë, ajo e uli në tokë dhe e shtypi me trupin e saj ndërkohë që po telefononte punonjësen sociale të çështjes.

Ndërkohë që djali bërtiste nga dhimbjet, sipas dokumenteve të siguruara nga “Express US”, ai papritmas pushoi së lëvizuri. Gruaja deklaroi se fillimisht mendoi se ai po shtirej, por shpejt e kuptoi seriozitetin e situatës kur pa që sytë e tij ishin zbehur dhe ai nuk reagonte më , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE