LAJME / E Mërkurë 4 Tetor 2023, 11:11

“Vdiqa disa herë nga 2 minuta”, 40 vjeçari shokon me rrëfimin e tij: Jam i bekuar që jetoj

Evan Wasserstorm ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për historinë e tij të pazakontë. Zemra e tij pushoi së rrahuri për 8 herë brenda një dite. Sipas Evans, ishte një ditë e zakonshme për të, ai po bëhej gati të dilte shëtitje me qenien e tij, kur gjithçka ndodhi.

Evans shprehet se ai e përjtoi vdekjen plot 8 herë dhe 2 herë zemra e tij ka ndaluar për 2 minuta, gjë që e kishte hequr shpresën se ai do të mund t’ia dilte të mbijetonte.

“Më thanë se në ambulancë kur vdiqa gjashtë herë zgjati rreth 20-40 sekonda, ndërsa në urgjencë zgjati 2 minuta çdo herë që ndaloi zemra. Për këtë arsye ata menduan se unë nuk do i shpëtoja dot kësaj sfide. Ata më mbajtën në një makineri e cila e ndihmon zemrën të rrahë në momentin që isha akoma në koma.

Në natën e pestë ata i thanë familjes sime ta mbyllnin makinerinë në mënyrë që të shikonin nëse zemra ime do rrihte e vetme pa ndihmën e makinës”,-tha producenti.