LAJME / E Premte 23 Maj 2025, 20:08

“Vdekshin ishalla”-Bisedat e Orges Mollës në SKY ECC për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë në Itali! Autoritetet sekuestruan mbi 23 kg kokainë dhe 73 mijë euro cash

 

Panorama.al ka siguruar pjesë nga dosja e SPAK për operacionin “Ura” ku u lëshuan 52 urdhërarreste në Shqipëri e Itali dhe u godit një grup i fuqishëm kriminal i trafikimit ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës.

Një pjesë e dosjes i dedikohet arrestimit të dy vëllezërve nga Elbasani Marjo Ndini dhe Gasper Ndini, të cilët ranë në prangat e autoriteteve italiane më datë 18 shkurt të vitit 2021 për transport dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas përgjimeve duket se dy vëllezërit furnizoheshin me lëndë narkotike nga Orges Molla, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe nga një person i paidentifikuar.

Në shkurt të 2021 policia italiane sekuestroi nga makina e Marjo Ndinit 1,113 kg lëndë narkotike të pastër kokainë si dhe tre qese brenda të cilave u gjetën 73.500,00 euro.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e dy vëllezërve policia italiane gjeti rreth 22 kg kokainë.

Pas arrestimit të dy vëllezërve Orges Molla ka komunikuar në Sky Ecc me një person të paidentifikuar, i regjistruar në platformë me emrin “FXG13J”.

Ne analize të bisedave në aplikacionin SkyECC, më datën 18.02.2021, 10:05 përdoruesi i SKYEÇ “H11QJ2”, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin FXG13J i paidentifikuar, në lidhje me arrestimin e dy vëllezërve, të cilët ishin duke transportuar lëndë narkotike, dhe ishin nisur nga Bergamo.

Biseda e pasqyruar si më poshtë:

H11QJ2: he me lal ca u bo.. po lal hajde pim kafe ke shpia ime poshtë…perballe tatimeve jam

FXG13J: ja se po vi… i kan kap

FXG13J: Dy vëllezër dhe pakot

Përdoruesi i SKYECC FXGI3J, i paidentifikuar, në ditën 20.02.2021, rreth orës 21:45 i dërgon përdoruesit të SKYECC “H11QJ2” identifikuar si Orges Molla, fotografi nga lajmi për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë nga policia italiane. Biseda e pasqyruar si më poshtë:

FXG13J (dërgon fotografinë e lajmit të sekuestrimit)
H11QJ2: Vdekshin ishalla motërq*mat , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE