LAJME / E Hënë 20 Korrik 2026, 17:05

Vdekja e kosovarëve, gazetari Adi Qaili zbulon detaje të reja

Hetuesit konstatuan se automjeti nuk kishte kaluar kufirin, çka ngriti dyshimet se diçka e rëndë kishte ndodhur përgjatë rrugës.

Pas këtij konstatimi, autoritetet organizuan një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi, duke angazhuar ekipe në terren, por edhe dronë, të cilët ndihmuan në kontrollimin e zonave të vështira për t’u vëzhguar nga toka.

“Policia ka marrë sinjalin një ditë më pas kur janë raportuar të zhdukur tre shtetas të Kosovës dhe ka filluar menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Fillimisht duke i shikuar kamerat e Safe Cityt për të parë itinerarin e lëvizjes së automjetit nga Aeroporti i Shkupit drejt Bllacës dhe me të konstatuar se automjeti nuk ka kaluar vendkalimin kufitar të Bllacës kanë filluar kërkim-shpëtimin nga ajri po edhe nga toka dhe kështu është lokalizuar vetura ku fatkeqësisht brenda saj kanë qenë trupat e tre shtetasve të Kosovës”, deklaroi gazetari Adi Qaili në Klan Kosova.

Automjeti u gjet i aksidentuar pranë rrugës, ndërsa brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të Ejup Tërnavës, Fatmira Tërnavës dhe Xheneta Shabanit.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa tragjedia ka lënë në pikëllim familjarët, miqtë dhe mbarë opinionin në Kosovë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE