LAJME / E Mërkurë 4 Qershor 2025, 13:01

Çuan me dashje në falimentim 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, arrestohen 4 persona! Sekuestrohen 7 subjekte dhe 12 llogari bankare

Policia e Elbasanit ka finalizuar një operacion të rëndësishëm kundër krimeve ekonomike. Operacioni i koduar “Bankrupt” çoi në ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj 4 shtetasve, të akuzuar për falimentim të qëllimshëm të disa bizneseve fason, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Sipas njoftimit zyrtar, 3 prej të arrestuarve, përfshirë një shtetas italian, janë ndaluar me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa një tjetër është vendosur në “arrest shtëpie”.

Konkretisht me masë arrest në burg jane shtetasit Algert Kau, Giuseppe Lamachia dhe Zyhra Kreci. Ndërsa me masë arrest shtepia eshte një 31-vjeçare me iniciale E.S.

Po ashtu, me vendim të Gjykatës së Elbasanit të datës 2 qershor 2025, është vendosur sekuestro preventive mbi 7 subjekte tregtare (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të lidhura me këto biznese.

Hetimet kanë zbuluar se të arrestuarit kanë bashkëpunuar për të çuar qëllimisht në faliment këto subjekte, duke synuar shmangien e taksave dhe detyrimeve tatimore ndaj shtetit.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtruese.

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.

Çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ekzekutohen masa sigurie për 4 shtetas.
Njëri nga të akuzuarit, shtetas italian, u kap në PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Gjithashtu, vihet sekuestro konservative mbi 7 subjektet dhe 12 llogari bankare të tyre.

Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025, për:
-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për:
shtetasin A. K., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;
shtetasin italian G. L., 60 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë;
shtetasen Z. K., 27 vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh;
-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste, të katërt për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
-vënien e sekuestros preventive mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE