LAJME / E Hënë 30 Tetor 2023, 20:08

U tha se është arratisur nga frika e arrestimit, Meta shfaqet duke pirë verë në mes të Tiranës

U tha se është arratisur nga frika e arrestimit, ish-Presidenti i vendit Ilir Meta, njëherësh edhe kryetari i Partisë së Lirisë, së bashku me deputetin Petrit Vasili, janë fotografuar duke darkuar në shoqërinë e një personi të tretë.

Jo shumë larg ambienteve të Parlamentit, Meta i veshur sportiv, me një xhaketë jeans, duket mjaft i qetë dhe i fokusuar tek biseda.

Pak ditë më parë u tha në media se ish-Presidenti i vendit Ilir Meta është arratisur nga Shqipëria si pasojë e një fjetë-arresti prerë nga SPAK. Duket se kjo nuk është aspak e vërtetë meqë edhe Meta edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë të dy brenda territorit të Shqipërisë dhe ditën e sotme të dy kanë bërë dalje publike.