Këngëtarja legjendare Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, ka ndarë për herë të parë arsyet e largimit të saj nga Shqipëria, në një intervistë të ndjerë për emisionin “Opinion”.
Në rrëfimin e saj, ajo zbuloi se udhëtimi drejt Italisë dhe më pas në SHBA ishte i mbushur me emocione, sfida dhe vendime të vështira.
E prekur nga dëshira e nënës për të parë të vëllain në Itali, Simaku nisi rrugën e emigrimit me ndihmën e mikeshës së saj dhe një ambasadori italian, i cili e kishte ndjekur më parë në mbrëmjet festive që organizonte Partia.
“Po ti je Parashqevia, më tha! Mos ki merak,” kujton këngëtarja momentin kur ambasadori italian u tregua i gatshëm për ta ndihmuar.
Edhe pse e njohur në Shqipëri, ajo kujton se ishte shumë e varfër. Më tej, Simaku zbulon një detaj tronditës: ajo udhëtoi me një pasaportë të blerë kalabreze, me emrin Victoria Marini, falë një çifti shqiptarësh nga Dibra e Maqedonisë që jetonin në New York dhe donin të hapnin një vend muzikor në SHBA.
“Unë flisja italisht, dukesha si italiane,” thotë ajl.
Më 9 mars 1992, Parashqevia mbërriti në New York dhe përjetoi një tronditje kulturore të thellë:
“U shokova kur erdha. Gjëja e parë që thosha ishte: pse është qielli kaq i lartë? Në Shqipëri, retë i kemi si kapele.”
Por megjithë tronditjen fillestare, ajo gjeti dashuri dhe përkrahje nga komuniteti shqiptar në SHBA, të cilët e pritën me zemër të hapur. , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE