LAJME / E Mërkurë 25 Tetor 2023, 16:04

U plagos nga sulmet, gruaja palestineze sjell në jetë një foshnje të shëndetshme

Një lajm i pabesueshëm vjen nga Gaza, ku një grua palestineze e plagosur ka arritur të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm. Shtëpia e saj në Gazën jugore u bombardua nga forcat izraelite.

Gruaja lindi me operacion cezarian dhe mjekët e dërguan menjëherë të porsalindurin në spital. Tani fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve, nëna është plagosur rëndë dhe i është nënshtruar operacionit.