
Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën e “Livadheve” në Shkodër.
Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se në momentin e zjarrit, në banesë ka qenë vetëm një i moshuar, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëme.
Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar totalisht banesën, ndërsa policia ka nisur hetimet për të mësuar shkakun e zjarrit./tvklan.al
