LAJME / E Shtunë 26 Shtator 2026, 01:01

“Mafia, mafia”: Shqiptarët hedhin vezë ndaj Ramës në Nju Jork. Shikoni reagimin e tij..

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka marrë vëmendje të madhe online, ku shihet një grup të rinjsh që protestojnë përpara hyrjes së një ndërtese në Nju Jork,

pikërisht në momentin kur po mbërrinte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, dëgjohen të rinjtë që thërrasin me tone të larta “Mafia, mafia!” në drejtim të shefit të qeverisë shqiptare.

Ndërsa Rama po i afrohej hyrjes së godinës i rrethuar nga ekipi i tij i mbrojtjes, disa nga protestuesit kanë qëlluar edhe me vezë në drejtim të tij.