Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes së tij në SPAK në zbatim të masës “Detyrim paraqitje”, ka bërë akuza të forta ndaj Prokurorit të Posaçëm, Altin Dumani.
Berisha e ka quajtur Dumanin “Altin Troplini”, duke e akuzuar se bashkëpunon me kartelin e fuqishëm të drogës në Europë, që sipas tij kontrollon Portin e Durrësit.
Ai tha se Dumani mbajti për 22 ditë në zyrën e tij vendimin e gjykatës për arrestimin e disa personave të lidhur me këtë kartel, duke i bërë thirrje drejtësisë që të veprojë me urgjencë ndaj këtyre rasteve.
“Kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në Ballkan, paguhet me 7 mijë euro personin, do të shpallet seksion i kartelit Troplini, më të fuqishëm të drogës në Europë, i vetmi që administron Portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lash Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani do ta quajmë Altin Troplini. Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojave”, tha ai do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE