LAJME / E Shtunë 6 Gusht 2022, 20:08

U ngacmuan gratë, policia reagon për sherrin në Vlorë: Kush janë dy të lënduarit që përfunduan në spital

Vlorë – Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt.