LAJME / E Mërkurë 30 Gusht 2023, 16:04

U filmua duke përdorur telefonin në timon, gjobitet drejtuesi i urbanit në Tiranë

Një shofer autobusi është gjobitur nga policia në Tiranë për përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit.

Shoferi është filmuar nga një pasagjer dhe video ka rënë në dorën e policisë.

Ai u ndëshkua me masën administrative 15000 lekë, ku përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit është në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor.

‘Policia Rrugore Tiranë ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!’