LAJME / E Shtunë 26 Shtator 2026, 18:06

Hyseni tha se e kishte informator Agasin, Hoxha: Alibi e dëshpëruar. Si e përfitoi shtetësinë pa jetuar në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e ish-shefes së Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, se Ergys Agasin e kishte informator.

Hoxha tha se kjo është një tentativë e dëshpëruar nga Hyseni për të ngritur një alibi, teksa shtoi se nuk ndodh që shefi i SHISH të takohet vetë me dhjetra herë me një informator.

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, gazetari Hoxha e vuri theksin te dëmi që sipas tij, Hyseni i ka shkaktuar Shërbimit Informativ Shqiptar.

“Është marrë telefoni i shefes së shërbimit, informacioni aty mund të jetë i paanë. SPAK-u duhet të merret deri ku do ta menaxhojë këtë informacion. Gysi është vetëm 1 e 8 e të gjithës, 7/8 nuk i shohim. Aty është e përcaktuar qartë që në media nuk duhet të dalë, sepse janë komunikime të shkëputura nga konteksti. Na rrezultoi që SHISH gënjente më shumë se krimi. Ne nuk dimë akoma deri sa thellë ka shkuar. A ka qenë vetëm Vlora Hyseni në bashkëpunim me Gysin, apo ajo ka ngritur një strukturë më vete për të informuar Agasin. Ajo ka prishur të gjithë strukturën e shërbimit dhe drejtimit aty.

Është përpjekje e dëshpëruar që ka thënë Agasin e kisha informator. Alibi. Minimalisht duhet të krijosh një formalitet aty, të hapësh një dosje për çdo informator dhe dokumenton, por e ndjek një tjetër. Shefja nuk mund ta takojë, ja e takoi një herë, dy herë, informatorin. Si e përfitoi kjo shtetësinë? Kjo e ka përfituar fiktivisht, duke pasur një banesë fiktive në Tiranë. Rama e merr si këshilltare, pra e parapërgatiti për ta çuar atje. Ergys Agasit qe i thonë biznesmen, ai nuk ka qenë biznesmen. Vlora Hyseni shkoi në shërbim, dhe Agasi u emërua koordinator. Vendosja e saj në shërbim, çfarë ka ndodhur? Përgjegjësi kryesor për këtë katrahurë është Edi Rama”, u shpreh gazetari Hoxha.