
Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë në Greqi.
Viktimat janë Florin dhe Florida Hoxha, motër e vëlla me shtetësi amerikane, dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës. Viktimë mbeti po ashtu edhe Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Floridës.
Sipas mediave greke, dy çiftet kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të ndërtesës.
Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick ishin martuar së fundmi dhe sipas një të afërmi të tyre, ata kishin shkuar në Greqi për muajin e tyre të mjaltit.

Ndërsa çifti tjetër Eris Cani dhe Florin Hoxha prisnin një fëmijë.

Dy viktimat e tjera të tragjedisë janë çifti i të moshuarve, Athena Paparescu dhe Edmond Hings, që jetonin në katin e dytë të ndërtesës. Ata ishin me origjinë britanike, sipas Protothema.
Ende nuk dihen rrethanat e shpërthimit, por autoritetet po hetojnë pistën se mund të ketë pasur rrjedhje gazi.

