LAJME / E Enjte 29 Maj 2025, 18:06

U emërua në krye të QSUT, drejtoresha e re e spitalit nëna e një prej vajzave më të njohura të Instagramit

Një ditë më parë u bë publike dorëheqja e Alma Canit nga posti i drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Pas një periudhe 14-mujore në krye të këtij institucioni, Cani vendosi të largohej nga detyra.

Në vend të saj është emëruar mjekja Donjeta Bali, një profesioniste e njohur dhe e respektuar me një karrierë të gjatë në shërbim të qytetarëve. Prof. Asoc. Donjeta Bali ka 23 vite që ushtron detyrën si mjeke pediatre onkohematologe në shërbimin e Onko-Hematologjisë Pediatrike pranë QSUT-së.

Përveç përkushtimit në korridoret e spitalit, dr. Bali është e njohur edhe në rrjetet sociale, përmes profilit të vajzës së saj, Keishli, një nga influencieret më të ndjekura në Shqipëri.

Keishli ka ndarë shpesh me ndjekësit momente me nënën e saj, duke treguar se dy vajzat e saj të vogla, Solen dhe Azura, janë ndjekur nga vetë gjyshja e tyre, dr. Donjeta Bali.

Madje, ajo ka postuar herë pas here edhe mesazhe mirënjohjeje nga nëna të tjera, të cilat kanë vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e doktoreshës Bali në kujdesin ndaj fëmijëve.

Më herët edhe ish-ministrja Ogerta Manastirliu ka shprehur konsideratën e lartë për drejtoreshën e re të QSUT-së.

 “Kush e njeh dr. Donjetën, e di se puna e saj, por edhe dashuria për të vegjlit me sëmundje të rënda të gjakut, është e pakursyer. Prof. asoc. Donjeta Bali shërben prej 21 vitesh si mjeke Pediatre Onkohematologe në shërbimin delikat të Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, ku bashkë me të gjithë stafin, bëjnë të pamundurën, që shërbimi për këta fëmijë të jetë i gjithanshëm, në përpjekjen e përditshme për të shpëtuar jetë”, tha Manastirliu dy vite më parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE