LAJME / E Premte 15 Mars 2024, 22:10

U ekzekutua sot me breshëri kallashnikovi, Klodiana Lala zbulon detajet e bujshne: Gentian Bejtja i pranishëm në momentin e rrëmbimit të...

Rreth 10 vite më parë, Enver Stafuka u rrëmbye në zonën e Fushë Krujës dhe u zhduk pa gjurmë prej atij momenti.

 

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 8 shkurt 2015, në qendër të Fushë-Krujës.

Në momentet e rrëmbimit, pamjet e të cilit u publikuan në një  emision televiziv  nga Klodiana Lala, ishte edhe Gentian Bejtja, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pasditen e kësaj të premteje në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes, ishte edhe Durim Bami dhe Ramazan Rraja.

Fati i Stafukës nuk u zbuluan asnjëherë përgjatë kësaj dekade, ndërsa përpjekjet për eliminimin e Bejtjes ishin të vazhdueshme, derisa sot armiqtë ia arritën qëllimit.