
KORÇË- Një 55 vjeçar ka humbur jetën në Maliq në Korçë, pasi dyshohet se është asfiksuar nga rrjedhja e gazit në dhomën e hotelit ku po qëndronte.
Nuk ka ende të dhëna nëse është turist vendas apo i huaj, ndërsa pritet të zbardhen informacione të tjera në vijim.
55-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë e rrethanave të rrjedhjes së gazit.
