Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka folur për herë të parë lidhur me arrestimin e saj dy vite më parë, për kultivim të bimëve narkotike në banesën e saj në Lundër. Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, Enca tha se e kishte ndërmarrë veprimin nga kurioziteti dhe dashuria për bimët, por theksoi se më pas e kishte kuptuar gabimin.
“Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend,” deklaroi ajo.
Këngëtarja shtoi se nuk dëshiron ta relativizojë çështjen, por e konsideron të mbyllur nga ana e saj dhe se ka nxjerrë mësimet përkatëse.
Ndërkohë, e pyetur për konsumimin e kanabisit, Enca tha se është një temë delikate për t’u diskutuar në Shqipëri, por pranoi se e konsumon vetëm kur ndodhet në vende ku përdorimi është i ligjshëm, siç është rasti i SHBA-ve.
“Është pak temë sensitive për tu diskutuar në Shqipëri, unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi. Një shoku im thotë: zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj zotin të mos e pi atë,” u shpreh ajo me ironi.
Deklaratat e saj vijnë pas një periudhe ku është rikthyer aktivisht në skenë, duke promovuar projekte të reja muzikore , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE