LAJME / E Shtunë 21 Qershor 2025, 16:04

“U armatosëm në fshehtësi”/ Serbia bëhet gati për luftë, reagon Presidenti Vuçiç: Ushtria po bëhet më e fortë se kurrë

Ai vlerësoi se do të ishte budallallëk të nënvlerësohej krijimi i një aleance ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, ndërsa sipas tij vazhdimisht po ftohet edhe Sofja që ti bashkohet. Kjo sipas Vuçiç ka detyruar ushtrinë serbe të armatoset, e të bëhet më e fuqishme se kurrë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi ndryshime të mëdha në ushtrinë serbe, teksa parashikoi përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe shprehu shqetësimin për ndikime të mundshme në Ballkan.

“Vetëm një numër i vogël njerëzish e d çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi gjithçka është bërë në fshehtësi”, pohon presidenti serb, që shton se ushtria serbe po bëhet tmerrësisht goditëse.

Në intervistën televizive ai paralajmëroi se gjate një paradë madhështore në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka qe posedon dhe se shumë do të habiten kur të shohin arsenalin.

“Serbia do të jetë një fortesë e pathyeshme dhe gjithmonë e pamposhtur për çdo pushtues dhe nuk do të qëllojë askënd me shigjetë. Ne jemi një vend paqedashës, gjithmonë duam paqe, por nuk jemi as aq të verbër dhe as aq budallenj sa të mos shohim se çfarë po ndodh në botë. Mos kini iluzionin se kërcënime të tilla nuk ekzistojnë më dhe se shumë njerëz nuk po bëjnë plane”, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç theksoi se Beogradi nuk përbën kërcënim për vendet fqinje dhe se “nuk do të jetë i pari që do të qëllojë me shigjetë”, por se “duhet të jetë vigjilent”.

“Jemi të rrethuar nga vende të NATO-s – kë mund të kërcënojmë ne? Askënd. Por duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë”, përfundoi Vuçiç do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE