LAJME / E Premte 1 Dhjetor 2023, 18:06

U aksidentua duke kryer punime për ndërtimin e një HEC-i, ndërron jetë 51-vjeçari në Gramsh

Një 51-vjeçar, punonjës i një firme ndërtimi, ka ndërruar jetë  pasi është dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune, gjatë kohës që ishte duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali.

Sipas policisë 51-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mesditën e sotme, në fshatin Grabovë, shtetasi  51 vjeçari, punonjës i një firme ndërtimi, gjatë kohës që ka qenë duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme. Si pasojë e dëmtimeve, 51-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.