Kanadaja po përballet me zjarre të fuqishme prej disa ditësh. Tre provinca kanadeze janë përfshirë nga flakët, dhe janë aktive më shumë se 212 vatra zjarri, gjysma e të cilave jashtë kontrollit.
Por tymi i shkaktuar nga zjarret e mëdha në Kanada, ka mbuluar 1/3 e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke krijuar probleme me cilësinë e ajrit.
Ndikimi është minimal, përveç se në disa zona të shtetit të Nju Jorkut, New England dhe Massachusetts. Ndërsa në zonat e tjera, tymi është në atmosferën e sipërme dhe nuk përbën shumë problem për cilësinë e ajrit, sipas meteorologëve nga Qendra e Shërbimit të Motit në SHBA.
“Por ka probleme në Nju Jork dhe Connecticut ku tymi është më i dendur dhe është në atmosferën e poshtme”, tha meteorologu Mark Chenard.
Më të prekurit nga ajri i rënduar do të jenë fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Megjithëse, sipas ekspertëve, të gjithë do të preken në një farë mënyre.
Ditën e sotme, ajri më i rënduar ishte në Massachusetts, për shkak të tymit që vinte nga Kanadaja do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE