LAJME / E Enjte 5 Qershor 2025, 21:09

Trump takohet me kancelarin Merz, zbulon bisedën me Putin: Më tha se nuk ka zgjidhje tjetër veçse…

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, presidenti amerikan Donald Trump ndau me gazetarët detaje nga një telefonatë e zhvilluar një ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, lidhur me sulmet ukrainase në aeroportet brenda territorit rus.

Sipas Trump, presidenti rus i kishte thënë se, për shkak të këtyre sulmeve, Rusia nuk kishte “zgjidhje tjetër veçse të sulmonte”, duke shtuar se “ndoshta nuk do të jetë e bukur”.

“Nuk më pëlqen, thashë mos e bëni, nuk duhet ta bëni, duhet ta ndaloni,” u shpreh Trump për përgjigjen e tij ndaj Putinit.

Presidenti amerikan vuri në dukje se situata mes dy vendeve është tejet e tensionuar. “Ka shumë urrejtje midis dy palëve,” tha ai, por gjithashtu shprehu shpresë për një zgjidhje paqësore. Duke iu referuar marrëveshjes së armëpushimit mes Indisë dhe Pakistanit, Trump tha:
“Do të doja të bënim të njëjtën gjë me Ukrainën dhe Rusinë. Në një moment do të ndodhë, besoj se kjo është e vërtetë” , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE