LAJME / E Hënë 29 Qershor 2026, 16:04

TRONDITËSE/ Dy vëllezërit e mitur gjenden të vdekur në makinën e babait! Në trup kanë shenja djegieje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Qipro, ku dy të mitur kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në qytetin Xylophagou, ku dy vëllezërit 8 dhe 10 vjeç, u gjetën të pajetë në makinën e të atit.

Dy fëmijët dyshohet se qëndruan brenda automjetit për orë të tëra, në temperatura të larta dhe pa ajër të freskët, ndërsa për t’i nxjerrë nga makina, u desh të thyheshin xhamat dhe pjesa e pasme e makinës, e cila ishte parkuar në një fushë pranë pallatit ku jetonte babai dhe partnerja e tij. Një ekip mjekësh u përpoqën t’u jepnin ndihmën e parë, por pa rezultat.

Ndërkohë, babai 30-vjeçar dhe partnerja e tij 38-vjeçare kanë dalë sot para gjykatës, nën dyshimin për neglizhencë në lidhje me vdekjen e dy djemve. Policia vazhdon të kërkojë dëshmi nga fqinjët, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë janë gjithashtu nën shqyrtim.

Në trupat e dy të miturve u gjetën djegie, ndërsa shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen nga autopsia që do të kryhen. Dy fëmijët kishin mbërritur në Qipro në mesin e majit për pushime me babanë e tyre dhe njerkën, i cili jeton dhe punon aty, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE