
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Orikumit rreth 15 minuta më parë.
Sipas informacioneve paraprake, një burrë rreth 50 vjeç, i identifikuar si Llogara Xhebro, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, 40-vjeçaren.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.
Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.
Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
