LAJME / E Mërkurë 8 Korrik 2026, 00:12

Trndit detaji i ri qe u zbulua per ngjarjen e rende ne Fier

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, sa vjen dhe e thellon indinjatën e shkaktuar në opinion publik, pasi disa pamje që po bëjnë xhiron e rrjetit, tregojnë momentin se pasi e kane dhunuar, vajzen 17 vjecre e detyrojne t’u kërkojë falje vajzave që e traumatizuan.

“Mario më fal, Klea më fal, Neta më fal” dëgjohet duke thënë adoleshentja e dhunuar, në një video të publikuar në rrjet, të cilën Newsbomb.al ka zgjedhur të mos e publikojë duke respektuar dinjitetin dhe anonimitetin e vajzës së prekur.

Siç kemi raportuar dhe ditën e sotme, rasti i rëndë i ndodhur para afro një muaj në qytetin e Fierit ka ngjallur një zemërim në opinionin publik. Dy adoleshente, të cilat thuhet se ishin shoqe, kryen sulmin e rëndë ndaj 17-vjeçares duke i shkaktuar asaj trauma të mëdha, për të cilat sot e kësaj dite ajo po merr mjekim.

Momenti i rëndë u filmua nga një e tretë grupit të adoleshenteve, pamje të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar dhe një indinjatë në shumë persona, e në veçanti në familjen e vajzës së prekur.

Ngjarja bëhet akoma më e rëndë, pasi dhuna brutale ndaj 17-vjeçares dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie për të dashurin e njërës prej vajzave.

Edhe në pamjet e publikuara së fundmi, të cilat thuhet se janë nxjerrë nga i dashuri kësaj të fundit, përmendet emri i një djali, Mario, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE