Dëshmia e Xhovana Nikollit, vajza e njohur në rrjetet sociale për historinë e saj të dashurisë me vrasësin me pagesë Amarildo Nikolli, është përdorur nga SPAK për të kopsitur dosjen e atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.
Këta dy shtetas të njohur si eksponentë të krimit në zonën e Vlorës me nofkat “Sakati” dhe “Qorri”, do të vriteshin nga Amarildo Nikolli në këmbim të 500 milionë lekëve. Paratë do të jepeshin nga Leonard Luzi (i njohur si Daku apo Nard Çami).
Veç vrasësit me pagesë që u pendua kur u arrestua nga Policia e Vlorës teksa shkonte të kryente vrasjen, SPAK ka administruar dhe dëshminë e partneres së tij, Xhovana Nikolli e cila ka treguar me detaje planin e ekzekutimin.
“…unë e njoh Leonard Luzin, dhe se në një rast kam dëgjuar një bisedë të Leoanrdit me Amarildon, kur ishte tek shtëpia në Vlorë, ku Leonardi i kërkonte që nëpërmjet Amarildos të vriste dy persona që ai i quante “Ini” dhe “Qorri”…”, ka deklaruar Xhovana Nikolli, raporton Ora News.
Dëshmia e Xhovana Nikollit zbardhet 1 ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin me 10 vite burgim Leonard Luzin, me 2 vite e 9 muaj bashkëpunëtorin e drejtësisë Amarildo Nikollin dhe me 6 vjet e 8 muaj Muharem Koroveshin.
Të tre personat së bashku me personin e shpallur në kërkim Erio Zejno, në muajin Gusht 2023 u mobilizuan për të vrarë Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn.
“…Gjithashtu gjatë qëndrimit tonë në Vlorë, kam mësuar se Leonardi kishte dhe dy shokë të quajtur njëri me pseudonimin “fshatari” dhe një tjetër që quhej “Erjo”. Erjon e mbante më afër dhe duhet ta kishte kushëri ndërsa “fshatarin” e mbante pak më larg. Këta dy persona vinin çdo mëngjes tek shtëpia në Vlorë dhe pinin kafe.
E merrnin poshtë tek lokali dhe ngjiteshin sipër tek shtëpia jonë. Mbanin armë pistoletë si Leonardi, “fshatari” dhe Erjo. Këto gjëra unë i kam dëgjuar nga Erjo, “Daku” dhe “fshatari”. “Fshatari” dhe Erjo kishte raste që pastronin armët në shtëpinë tonë, ku rrinim në Vlorë…”, ka deklaruar Xhovana Nikolli, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE